Valentina Peri (France / Italy)
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
may – jun 2022
Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion. TAL vepron nga një hapësirë e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhet nga një hapësirë ekspozuese, një hapësirë për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë publike të librave të artit bashkëkohor.
Nga 2014 TAL ka retransformuar praktikën e saj konceptuale, operacionale dhe menaxheriale duke u bazuar në konceptin e rhizomës. Ky koncept është i rrënjosur thellësisht, si në kontekstin kulturor shqiptar, ashtu edhe në metodologjitë e reja eksperimentale në aspektin e kërkimit, prodhimit dhe menaxhimit. Në këtë mënyrë TAL përpiqet t'i rezistojë politizimit, polarizimit dhe praktikave neo-koloniale që përhapen në skenën kulturore bashkëkohore lokale dhe globale. Koncepti i metodave të punës përbëhet nga tri aspekte praktike: brenda-jashtë (marrëdhënie të barabarta / partneritet me institucionet e tjera të huaja / shqiptare), nga poshtë-lart (marrëdhëniet e barabarta / institucionet e sistemit të kulturës publike / private) dhe polifonia (marrëdhëniet artistë-publik / në prodhimin e të mirave kulturore). Si rrjedhojë praktika e TAL (hulumtimi, prodhimi i artit / kulturës dhe menaxhimit) mban një lidhje të ngushtë me çështjet horizontale dhe delikate, si transparenca ndaj bashkëpunimeve publike / private, përfshirja e përfituesve në procesin e produketeve kulturore, jofitimprurëse / interesi publik, përshtatshmëria socio-kulturore, efektet mbi grupet e cënueshme (të rinjtë, të moshuarit, minoritetet, punëtorët e rrezikuar), dhe ndikimi në marrëdhëniet gjinore.
Gjatë gjithë këtyre viteve, TAL është rritur në një qendër të artit bashkëkohor të angazhuar me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me institucionet e tjera të artit, muzetë dhe strukturat akademike në Shqipëri, Rajonin e Evropës Juglindore dhe peizazhin ndërkombëtar. Përmes një prej anëtarëve TAL është institucioni i parë shqiptar që ka bashkëpunon me Institutin Kombëtar të Historisë së Artit në Paris, Francë. Falë ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj, TAL ishte organizata e parë e artit dhe kulturës në Shqipëri që është financuar nga Programi Creative Europe, në kuadër të një projekti ndërkombëtar partneriteti (Heroes We Love). Gjithashtu si partner kryesor TAL u mbështet në vitin 2016 nga Allianz Kulturestiftung. Këto mbështetje pasojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha këto vite me institucione dhe financues të tjerë të huaj, siç është Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Muzeu i Historisë Jugosllave Beograd, UGM | Maribor Art Gallery, Instituti për Ausladsbeziehungen, Aleanca Francaise, Instituti Italian i Kulturës, Fondacioni Robert Bosch, Pro Helvetia, Fondacioni Kulturor Evropian dhe një numër i madh i ambasadave në Shqipëri. TAL mbështetet edhe nga Ministria Shqiptare e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar dhe nga institucione të tjera publike dhe private.
DREJTORE EKZEKUTIVE / KURATORE
Adela Demetja
Adela Demetja, ka një dipllomë master në "Studimet Curatoriale dhe Kritike" të Universitetit Goethe dhe Städelschule, Frankfurt / Main, një diplomë në "Programin e Zhvillimit të Lidershipit" të Kolegjit të Evropës dhe Fondeve Evropiane për Ballkanin, Berlin-Bruksel-Bruges dhe një diplomë në "Menaxhimin e Kulturës Evropiane" të Fondacionit Robert Bosch. Nga vitin 2002 deri ne vitin 2006 ajo kreu studimet e larta në degen e pikturës në Akademin e Arteve Tiranë. Prej vitit 2010 është bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv e TAL. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër të madh të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në vende të ndryshme evropiane. Në vitin 2015 ajo bashkë-kuroi edicionin e tretë të bienaleve bashkëkohore ndërkombëtare të projektit D-0 Ark Underground në strehimin anti-atomik të ndërtuar nga Titos në Konjic, Bosnje dhe Herzegovinë. Në vitin 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar, Vjenë Austri. Si autor ajo ka shkruar recensione të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj në botime dhe platforma të ndryshme në internet.
BASHKËPUNËTORE / KURATORE
Eni Derhemi
Eni Derhemi e lindur në vitin 1992 në Tiranë, është një artiste dhe kuratore shqiptare. Ajo ka një diplomë Bachelor në Dizajn dhe Arte nga Universiteti i Lirë i Bozen-Bolzano dhe një Diplomë Master në Arte Pamore nga Universiteti i Bolonjës. Që nga viti 2010 ajo jeton dhe punon në sferën krijuese mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ajo është bashkëpunëtore në projekte të ndryshme të Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor që nga viti 2016. Në vitin 2020 bashkëthemeloi Ecumene Project, ku ka rolin e drejtoreshës së projektit, kuratores dhe studiueses.
EKIPI
Darsel Demetja / Eni Derhemi / Beriad Qojle / Aurora Kalemi / Vjola Kasëmi
BORDI
Edlira Mali, Fisnik Ismaili, Dr. Frederik Stamati, Nikolin Bujar, Redi Saliasi
ISH-KURATOR / BASHKËPUNTOR
Romeo Kodra, Matilda Odobashi, Sonja Lau
M: info@tiranaartlab.org
tel:Nuk kemi një hapësirë për momentin.
Jemi në kërkim të një hapësire të re.
Nese dëshironi të informoheni rregullisht mbi aktivitetet e TAL ju lutemi dërgoni një email në:
info@tiranaartlab.org
Që nga fillimi i saj në 2010 deri në 2014, aktivitetet e TAL u urganizuan në hapësira të ndryshme arti si dhe në hapësira publike, kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Nga viti 2014 deri në 2018 TAL operoi nga një hapësirë e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhej nga një hapësirë ekspozite, një hapësirë për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë e hapur publike e librave të artit bashkëkohor.
Për momentin nuk kemi një hapsirë dhe i organizojmë aktivitetet në vendndodhje të ndyshme. Ndërkohë TAL është duke kërkuar një hapësirë të re.
Tirana Art Lab organizon një program ndërkombëtar rezidencash, i hapur për artistët, kuratorët dhe teoricienë nga të gjitha fushat e kulturës bashkëkohore. Rezidenca u jep pjesëmarrësve mundësinë për të kaluar një kohë të caktuar në Shqipëri, për të njohur vendin dhe për të bashkëpunuar me artistë dhe ekspertë nga rajoni. Rezidenca synon prodhimin e veprave dhe projekteve të reja të artit që rezultojnë nga hulumtimi në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga propozimi përkatës i projektit.
Për momentin nuk kemi asnjë thirrje të hapur për rezidentë.
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
may – jun 2022
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
apr – may 2022
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
nov – dec 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
sep – nov 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
may – jun 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
nov – dec 2020
Designer in Residency
oct 2018
Artist in Residency
jun – jul 2018
Artist in Residency
mar – apr 2018
Artist in Residency
sep – oct 2015
Artist in Residency
apr – may 2015
Artist in Residency
mar – apr 2015
Artist in Residency
apr – jun 2013
Artist in Residency
apr – may 2014
Artist in Residency
Pipifax – Through the Looking Glass and what we found there
may – jun 2011
Artist in Residency
Monument Ginger Society Tirana
apr – may 2011
Double Feature ёshtё njё format eventesh qё Tirana Art Lab aplikon nё mёnyrё sistematike pёr t’i prezantuar publikut shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar, nё njё hapёsirё tё vetme dhe nё njё dialog tё pёrbashkёt, dy pozicionime artistike.
Me pozicionimin e pёrbashkёt tё dy artistёve, duam tё kontekstualizojmё artistёt dhe punёt e tyre si dhe tё krijojmё njё narrativё historike tё nevojshme pёr zhvillimin e artit bashkёkohor nё Shqipёri dhe Rajon. Struktura e eventit na mundёson fleksibilitet nё kombinimin binar tё pozicionimeve artistike nё çdo ekspozitё, qё pёrkthehet nё krijimin e ndёrlidhjeve dhe referencave reciproke tё dy pozicionimeve.
Kryesisht na intereson konceptualizimi, kurimi dhe organizimi i ekspozitave me cilёsi dhe relevacё artistike, si dhe krijimi i hapёsirёs pёr diskutim, e cila gjenerohet nga punёt e ekspozuara.
Double Feature ёshtё njё seri ekspozitash qё do tё ndёrlidhё sёbashku pozicionime kombёtare dhe ndёrkombёtare, pozicionime tё disiplinave tё ndryshme, pozicionime tё gjeneratave tё ndryshme.
Performative Exhibition is a new format initiated by Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art with the intention to disclose exhibiting and to make public through performativity not only the process of artistic creation and curating, but also find ways to include in the exhibiting process and the means of production behind and beyond the event itself. The concept of “Performative Exhibition” aims to find new ways of exhibiting and curating which break with the temporary / unique features of the contemporary exhibition and propose enduring ways of working together. The first exhibition of this series will be developed under the title “Center of Integration” and aims to reflect visually, poetically and theoretically on the notion of integration. Center of Integration is a joined project of Tirana Art Lab and the art collective Patriotisme that will have its first public appearance at Tirana Art Lab from 24 to 29 of July 2018. Various Albanian and foreign artists, curators and theorists/researchers have been invited to contribute to the program through lectures, talks, performances and installations.
The program is eager to tackle new hybrid formats of contemporary music and visuals arts by means of new audio-visual productions, concerts, talks and screenings.
"Kurim me Përkujdesje" është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituti Italina i Kulturës në Tiranë dhe është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.
Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale.
“Kurim me Përkujdesje" është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.
Artisti i dytë në rezidencë për vitin 2015, Nico Angiuli do të prezantojë rezultatin e kërkimit të tij artistic, të cilin e ka zhvilluar për mëse një vit, që prej qëndrimit si rezident në Tirana Art Lab vitin e kaluar. Projekti “Vallja e mjeteve. Duhani” është rezultat i një pune kërkimore një vjeçare në Shqipëri dhe specifikisht në rrethin e Shkodrës. Hulumtimi dhe puna e prodhuar gjatë qëndrimit të tij në Tirana Art Lab është pjesë e një projekti afatgjatë mbi teknikat dhe teknologjitë e shoqërive rurale, industriale dhe post-industriale në zonën e Mesdheut, në bashkëpunim me komunitetet lokale, fermerë, artistë, valltarë, historianë dhe ekspertë të industries agrikulturore. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një video-arkivi për dokumentimin e gjesteve kryesore të përdorura në fushën e agrikulturës në shoqëritë perëndimore.
Në Shkodër, Nico Angiuli në bashkëpunim me një grup fermerësh dhe artistë vendas, ka hulumtuar mbi kultivimin dhe prodhimin e duhanit. Marrja si pikënisje kultivimin e duhanit dhe zhvillimet historike, sociale, ekonomike dhe kulturore të lidhura me të, i ka mundësuar Angiuli-t punën me materiale arkivore, në Shqipëri dhe Itali, si dhe të takohet me ekspertë vendas, artistë dhe historianë duke dhënë si rezultat krijimin e një projekti tejet kompleks. Ekspozita “Tym. Biomekanika e Pushtetit“ tek Tirana Art Lab, do të përmbajë tre punime në video të realizuara në Shqipëri, një instalacion skulpturor si dhe materiale të përzgjedhura të grumbulluara gjatë hulumtimit. Një ekspozitë hulumtuese mbi marrëdhënien midis pushtetit, agrikulturës dhe punës.
Më shumë informacione rreth projektit The Tools Dance.
Kuruar nga Romeo Kodra dhe Adela Demetja
Kjo rezidencë dhe ekspozitë mundësohet nga Project DE.MO./Movin’Up II session 2014.