Valentina Peri (France / Italy)
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
may – jun 2022
Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion. TAL vepron nga një hapësirë e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhet nga një hapësirë ekspozuese, një hapësirë për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë publike të librave të artit bashkëkohor.
Nga 2014 TAL ka retransformuar praktikën e saj konceptuale, operacionale dhe menaxheriale duke u bazuar në konceptin e rhizomës. Ky koncept është i rrënjosur thellësisht, si në kontekstin kulturor shqiptar, ashtu edhe në metodologjitë e reja eksperimentale në aspektin e kërkimit, prodhimit dhe menaxhimit. Në këtë mënyrë TAL përpiqet t'i rezistojë politizimit, polarizimit dhe praktikave neo-koloniale që përhapen në skenën kulturore bashkëkohore lokale dhe globale. Koncepti i metodave të punës përbëhet nga tri aspekte praktike: brenda-jashtë (marrëdhënie të barabarta / partneritet me institucionet e tjera të huaja / shqiptare), nga poshtë-lart (marrëdhëniet e barabarta / institucionet e sistemit të kulturës publike / private) dhe polifonia (marrëdhëniet artistë-publik / në prodhimin e të mirave kulturore). Si rrjedhojë praktika e TAL (hulumtimi, prodhimi i artit / kulturës dhe menaxhimit) mban një lidhje të ngushtë me çështjet horizontale dhe delikate, si transparenca ndaj bashkëpunimeve publike / private, përfshirja e përfituesve në procesin e produketeve kulturore, jofitimprurëse / interesi publik, përshtatshmëria socio-kulturore, efektet mbi grupet e cënueshme (të rinjtë, të moshuarit, minoritetet, punëtorët e rrezikuar), dhe ndikimi në marrëdhëniet gjinore.
Gjatë gjithë këtyre viteve, TAL është rritur në një qendër të artit bashkëkohor të angazhuar me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me institucionet e tjera të artit, muzetë dhe strukturat akademike në Shqipëri, Rajonin e Evropës Juglindore dhe peizazhin ndërkombëtar. Përmes një prej anëtarëve TAL është institucioni i parë shqiptar që ka bashkëpunon me Institutin Kombëtar të Historisë së Artit në Paris, Francë. Falë ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj, TAL ishte organizata e parë e artit dhe kulturës në Shqipëri që është financuar nga Programi Creative Europe, në kuadër të një projekti ndërkombëtar partneriteti (Heroes We Love). Gjithashtu si partner kryesor TAL u mbështet në vitin 2016 nga Allianz Kulturestiftung. Këto mbështetje pasojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha këto vite me institucione dhe financues të tjerë të huaj, siç është Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Muzeu i Historisë Jugosllave Beograd, UGM | Maribor Art Gallery, Instituti për Ausladsbeziehungen, Aleanca Francaise, Instituti Italian i Kulturës, Fondacioni Robert Bosch, Pro Helvetia, Fondacioni Kulturor Evropian dhe një numër i madh i ambasadave në Shqipëri. TAL mbështetet edhe nga Ministria Shqiptare e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar dhe nga institucione të tjera publike dhe private.
DREJTORE EKZEKUTIVE / KURATORE
Adela Demetja
Adela Demetja, ka një dipllomë master në "Studimet Curatoriale dhe Kritike" të Universitetit Goethe dhe Städelschule, Frankfurt / Main, një diplomë në "Programin e Zhvillimit të Lidershipit" të Kolegjit të Evropës dhe Fondeve Evropiane për Ballkanin, Berlin-Bruksel-Bruges dhe një diplomë në "Menaxhimin e Kulturës Evropiane" të Fondacionit Robert Bosch. Nga vitin 2002 deri ne vitin 2006 ajo kreu studimet e larta në degen e pikturës në Akademin e Arteve Tiranë. Prej vitit 2010 është bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv e TAL. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër të madh të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në vende të ndryshme evropiane. Në vitin 2015 ajo bashkë-kuroi edicionin e tretë të bienaleve bashkëkohore ndërkombëtare të projektit D-0 Ark Underground në strehimin anti-atomik të ndërtuar nga Titos në Konjic, Bosnje dhe Herzegovinë. Në vitin 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar, Vjenë Austri. Si autor ajo ka shkruar recensione të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj në botime dhe platforma të ndryshme në internet.
BASHKËPUNËTORE / KURATORE
Eni Derhemi
Eni Derhemi e lindur në vitin 1992 në Tiranë, është një artiste dhe kuratore shqiptare. Ajo ka një diplomë Bachelor në Dizajn dhe Arte nga Universiteti i Lirë i Bozen-Bolzano dhe një Diplomë Master në Arte Pamore nga Universiteti i Bolonjës. Që nga viti 2010 ajo jeton dhe punon në sferën krijuese mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ajo është bashkëpunëtore në projekte të ndryshme të Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor që nga viti 2016. Në vitin 2020 bashkëthemeloi Ecumene Project, ku ka rolin e drejtoreshës së projektit, kuratores dhe studiueses.
EKIPI
Darsel Demetja / Eni Derhemi / Beriad Qojle / Aurora Kalemi / Vjola Kasëmi
BORDI
Edlira Mali, Fisnik Ismaili, Dr. Frederik Stamati, Nikolin Bujar, Redi Saliasi
ISH-KURATOR / BASHKËPUNTOR
Romeo Kodra, Matilda Odobashi, Sonja Lau
M: info@tiranaartlab.org
tel:Nuk kemi një hapësirë për momentin.
Jemi në kërkim të një hapësire të re.
Nese dëshironi të informoheni rregullisht mbi aktivitetet e TAL ju lutemi dërgoni një email në:
info@tiranaartlab.org
Që nga fillimi i saj në 2010 deri në 2014, aktivitetet e TAL u urganizuan në hapësira të ndryshme arti si dhe në hapësira publike, kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Nga viti 2014 deri në 2018 TAL operoi nga një hapësirë e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhej nga një hapësirë ekspozite, një hapësirë për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë e hapur publike e librave të artit bashkëkohor.
Për momentin nuk kemi një hapsirë dhe i organizojmë aktivitetet në vendndodhje të ndyshme. Ndërkohë TAL është duke kërkuar një hapësirë të re.
Tirana Art Lab organizon një program ndërkombëtar rezidencash, i hapur për artistët, kuratorët dhe teoricienë nga të gjitha fushat e kulturës bashkëkohore. Rezidenca u jep pjesëmarrësve mundësinë për të kaluar një kohë të caktuar në Shqipëri, për të njohur vendin dhe për të bashkëpunuar me artistë dhe ekspertë nga rajoni. Rezidenca synon prodhimin e veprave dhe projekteve të reja të artit që rezultojnë nga hulumtimi në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga propozimi përkatës i projektit.
Për momentin nuk kemi asnjë thirrje të hapur për rezidentë.
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
may – jun 2022
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
apr – may 2022
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
nov – dec 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
sep – nov 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
may – jun 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
nov – dec 2020
Designer in Residency
oct 2018
Artist in Residency
jun – jul 2018
Artist in Residency
mar – apr 2018
Artist in Residency
sep – oct 2015
Artist in Residency
apr – may 2015
Artist in Residency
mar – apr 2015
Artist in Residency
apr – jun 2013
Artist in Residency
apr – may 2014
Artist in Residency
Pipifax – Through the Looking Glass and what we found there
may – jun 2011
Artist in Residency
Monument Ginger Society Tirana
apr – may 2011
Double Feature ёshtё njё format i ri i Tirana Art Lab-it qё ka pёr qёllim sistematik paraqitjen e dy qasjeve tё ndryshme artistike pёr kontekstin shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar. Pёr Double Feature #2 kemi dashur tё sintetizojmё brenda njё hapёsire tё pёrbashkёt ekspozitive punёt e artistes greko-shqiptare Alma Bakiaj dhe gjermanes Viola Bittl. Me kёto dy artiste Double Feature #02 i dedikohet tёrёsisht pikturёs abstrakte.
Alma Bakiaj punon me mediume tё ndryshme pёrfshirё kёtu pikturё, instalacion, fotografi dhe video art. Nё praktikёn e saj artistike ajo pёrmbledh kёrkimin, vёzhgimin dhe analizimin e kushteve tё ndryshme njerёzore tё cilat marrin shkas nga aspektet dhe eksperienca e jetёs sё pёrditshme.
Pikturat e saj janё vёzhgime tё detajuara sjelljesh, gjestesh, lёvizjesh apo veprimesh specifike, tё cilat e lejojnё, qё nё tё njёjtёn kohё tё pёrfshihet thellёsisht me subjektin dhe tё arrijё njё nivel tё tillё abstragimi, duke rezultuar nё ato qё mund tё quhen “imazhe tё paqarta”. Mund tё themi qё interesi i artistes ёshtё i pёrqёndruar tek kushtet njerёzore pёr shkak tё aspekteve tё tyre tё pakryer, tё mangёt dhe tё brishtё. Format - tё bardha apo tё zeza - nuk janё tё dhёna tё rastёsishme, janё barazvlera tё ndёrlidhjeve njerёzore me botёn, pёrshfaqje tё krijimit dhe ciklit tё jetёs, dёshira dhe ankthe tё gjeneruara prej forcash tё panjohura, dhe njё “efekt-domino” i shoqёrisё. Pёr Bakiajn arti ёshtё njё proces pёrpjekjesh vetjake pёr kuptimin e botёs nёpёrmjet vlerave universale njerёzore, gjithnjё duke patur parasysh botёn e jashtme dhe atё tё dёshirave tё brendshme, kjo e fundit ёshte dhe hapёsira krijuese e artistes. Pikturat e saj synojnё minimizimin e sipёrfaqeves sё dukshme tё objekteve nёpёrmjet njё sistemi formal nivelesh dhe kёndesh. Bakiaj pёrdor teknikёn e shfokusimit tё objekteve me ngjyrё monokromatike. Kёshtu objektet nuk kanё mё njё konfigurim normal. Ato krijojnё pika tё shumёfishta zhdukjeje. Format dhe linjat drithёrojnё sёbashku. Nёse i zgjerojmё me mendjet tona, ato mund tё krijojnё ndёrthurje. Secila prej pikturave tё Bakiajt, vёzhguar veçmas, ёshtё pjesёz “imazhi tё paqartё”, ndёrsa tё gjitha sё bashku marrin forcё dhe kanё potencial tё shtyjnё vёzhguesin me ide interpretimi njё hap pёrpara, duke e afruar kёshtu pranё tё kuptuarit tё universit; si shumёn e pafundme tё ndёrlidhjeve dhe marrdhёnieve tё tё gjithave qёnieve qё e gjallojnё ate nё brendёsi. Nё kёtё ekspozitё do tё kemi pёr tё parёn herё nё Shqipёri prezantimin e disa prej punёve tё krijuara gjat viteve tё fundit prej artistes Alma Bakiaj.
Edhe pse abstrakte nё njё shkallё tё lartё, kompozimet dhe situatat e piktuёs sё Viola Bittl paraqesin sekuenca tё vogla jete. Marrdhёnia midis objekteve, mёnyra se si ndёrlidhen, prekin, shmangin apo mbajnё njё distancё me njёri tjetrin, vendosja dhe qёndrimi i tyre pёrkundrejt sfondit, mund tё lexohen si pёrmbledhje marrёdhёniesh ndёr-njerёzore tё pozicionuara nё mjedisin qё i rrethon dhe botёn nё tёrёsi. Sidoqofshin nё njё shikim tё parё, modeste, tё parashikueshme, tё heshtura, pikturat e saj tentojnё tё fshihen. Ato i shfaqin dhe i japin vetёm njё vёzhguesi kurjoz atё qё i fshehin njё shikuesi sipёrfaqёsor. Fuqia e tyre qёndron nё thellёsi, nёn sipёrfaqe, midis shtresёzimeve qё me aq ndjeshmёri Viola Bittl ka pikturuar, saqё hera herёs kemi pёrshtypjen se jemi duke vёzhguar pёrtej cipёs sё lёmuar tё lёkurёs. Pikturat e saj, shpesh tё vogla nё pёrmasa, janё territore qё zhvillohen nё drejtim tё kundёrt. Duke na transportuar nga sipёrfaqja nё thellёsi tё imazhit, ato kanё potencёn e zhdukjes sё telajos (si njё shtresё midis krijimtarisё dhe realitetit) dhe i mundёsojnё shikuesit njё liri rrugёtimi konteplativ, qё kontraston me shpejtёsinё e realitetit tё sotёm konsumerist. Gjatё rezidencёs nё Tirana Art Lab Viola Bittl ka prodhuar njё seri punёsh nё letёr, disa prej tё cilave do tё shihen nё kёtё ekspozitё. Pёr punёt nё letёr ajo ka pёrdorur njё teknikё tё veçantё, atё tё pikturimit me manikyr dhe pastel vaji, ngjyra qё i lejojnё tё mbajё atё transparencё karakteristike, me tё cilёn ngulmon nё veprёn e saj.
Alma Bakiaj, lindur nё Shqipёri, mё 1984, qё nё fёmijёri trasferohet me familjen nё Selanik tё Greqisё, vend ku ka studiuar pёr arte. Diplomuar nё piktuё, mё 2008, nё Departamentin e Arteve tё Fakultetit tё Arteve tё Bukura tё Universitetit Aristoteli tё Selanikut, ajo vazhdoi studimet edhe pёr Teori Kritike nё Praktikat e Artit Bashkёkohor nё Chelsea College of Arts and Design tё Universitetit tё Arteve nё Londёr. Ajo ka gjithashtu njё master pёr Artet e Bukura nga Shkolla e Arteve Plastike tё Universitetit tё Janinёs, Greqi. Bakiaj jeton dhe punon midis Londrёs dhe Selanikut. Punёt e saj janё ekspozuar nё ekspozita vetjake dhe nё grup, midis tё tjerash nё institucione si Muzeu Maqedonas i Artit Bashkёkohor Selanik, Action Field Kodra Selanik, Embassy Tea Gallery London, The Crypt Gallery London, Antonopoulou Gallery Athinё, XV Biennale de la Méditerranée BJCEM, Muzeu i Artit Bashkёkohor Selanik.
Viola Bittl, lindur mё1980, nё Bavari, Gjermani, ka studiuar nё Akademinё e Arteve tё Mynihut me profesor Sean Scully. Mё pas ёshtё diplomuar mё 2011, nё Städelschule nё Frankfurt/Main me profesoreshё Christa Näher. Nё 2013 fitoi ishte bursante e Else-Heiliger-Fonds, Konrad-Adenauer-Stiftung, Berlin.
Puna e saj ёshtё ekspozuar nё ekspozita vetjake dhe nё grup, midis tё tjerash nё institucione si Kunsthaus Wiesbaden, Eigen+Art Lab Berlin, LeRoy Neiman Center for Print Studies, Columbia University New York, Konrad-Adenauer-Stiftung Berlin, Zollamt, Museum of Modern Art Frankfurt/Main.
Kuruar nga Adela Demetja dhe Romeo Kodra
Falenderojmё Institut für Auslandbeziehungen pёr mundёsimin e udhёtimit tё artistes Viola Bittl.