Mbi TAL

Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë ​​për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion. TAL vepron nga një hapësirë ​​e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhet nga një hapësirë ​​ekspozuese, një hapësirë ​​për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë publike të librave të artit bashkëkohor.

Nga 2014 TAL ka retransformuar praktikën e saj konceptuale, operacionale dhe menaxheriale duke u bazuar në konceptin e rhizomës. Ky koncept është i rrënjosur thellësisht, si në kontekstin kulturor shqiptar, ashtu edhe në metodologjitë e reja eksperimentale në aspektin e kërkimit, prodhimit dhe menaxhimit. Në këtë mënyrë TAL përpiqet t'i rezistojë politizimit, polarizimit dhe praktikave neo-koloniale që përhapen në skenën kulturore bashkëkohore lokale dhe globale. Koncepti i metodave të punës përbëhet nga tri aspekte praktike: brenda-jashtë (marrëdhënie të barabarta / partneritet me institucionet e tjera të huaja / shqiptare), nga poshtë-lart (marrëdhëniet e barabarta / institucionet e sistemit të kulturës publike / private) dhe polifonia (marrëdhëniet artistë-publik / në prodhimin e të mirave kulturore). Si rrjedhojë praktika e TAL (hulumtimi, prodhimi i artit / kulturës dhe menaxhimit) mban një lidhje të ngushtë me çështjet horizontale dhe delikate, si transparenca ndaj bashkëpunimeve publike / private, përfshirja e përfituesve në procesin e produketeve kulturore, jofitimprurëse / interesi publik, përshtatshmëria socio-kulturore, efektet mbi grupet e cënueshme (të rinjtë, të moshuarit, minoritetet, punëtorët e rrezikuar), dhe ndikimi në marrëdhëniet gjinore.

Gjatë gjithë këtyre viteve, TAL është rritur në një qendër të artit bashkëkohor të angazhuar me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me institucionet e tjera të artit, muzetë dhe strukturat akademike në Shqipëri, Rajonin e Evropës Juglindore dhe peizazhin ndërkombëtar. Përmes një prej anëtarëve TAL është institucioni i parë shqiptar që ka bashkëpunon me Institutin Kombëtar të Historisë së Artit në Paris, Francë. Falë ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj, TAL ishte organizata e parë e artit dhe kulturës në Shqipëri që është financuar nga Programi Creative Europe, në kuadër të një projekti ndërkombëtar partneriteti (Heroes We Love). Gjithashtu si partner kryesor TAL u mbështet në vitin 2016 nga Allianz Kulturestiftung. Këto mbështetje pasojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha këto vite me institucione dhe financues të tjerë të huaj, siç është Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Muzeu i Historisë Jugosllave Beograd, UGM | Maribor Art Gallery, Instituti për Ausladsbeziehungen, Aleanca Francaise, Instituti Italian i Kulturës, Fondacioni Robert Bosch, Pro Helvetia, Fondacioni Kulturor Evropian dhe një numër i madh i ambasadave në Shqipëri. TAL mbështetet edhe nga Ministria Shqiptare e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar dhe nga institucione të tjera publike dhe private.

DREJTORE EKZEKUTIVE / KURATORE
Adela Demetja

Adela Demetja, ka një dipllomë master në "Studimet Curatoriale dhe Kritike" të Universitetit Goethe dhe Städelschule, Frankfurt / Main, një diplomë në "Programin e Zhvillimit të Lidershipit" të Kolegjit të Evropës dhe Fondeve Evropiane për Ballkanin, Berlin-Bruksel-Bruges dhe një diplomë në "Menaxhimin e Kulturës Evropiane" të Fondacionit Robert Bosch. Nga vitin 2002 deri ne vitin 2006 ajo kreu studimet e larta në degen e pikturës në Akademin e Arteve Tiranë. Prej vitit 2010 është bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv e TAL. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër të madh të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në vende të ndryshme evropiane. Në vitin 2015 ajo bashkë-kuroi edicionin e tretë të bienaleve bashkëkohore ndërkombëtare të projektit D-0 Ark Underground në strehimin anti-atomik të ndërtuar nga Titos në Konjic, Bosnje dhe Herzegovinë. Në vitin 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar, Vjenë Austri. Si autor ajo ka shkruar recensione të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj në botime dhe platforma të ndryshme në internet.

BASHKËPUNËTORE / KURATORE
Eni Derhemi

Eni Derhemi e lindur në vitin 1992 në Tiranë, është një artiste dhe kuratore shqiptare. Ajo ka një diplomë Bachelor në Dizajn dhe Arte nga Universiteti i Lirë i Bozen-Bolzano dhe një Diplomë Master në Arte Pamore nga Universiteti i Bolonjës. Që nga viti 2010 ajo jeton dhe punon në sferën krijuese mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ajo është bashkëpunëtore në projekte të ndryshme të Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor që nga viti 2016. Në vitin 2020 bashkëthemeloi Ecumene Project, ku ka rolin e drejtoreshës së projektit, kuratores dhe studiueses.

EKIPI
Darsel Demetja / Eni Derhemi / Beriad Qojle / Aurora Kalemi / Vjola Kasëmi

BORDI
Edlira Mali, Fisnik Ismaili, Dr. Frederik Stamati, Nikolin Bujar, Redi Saliasi

ISH-KURATOR / BASHKËPUNTOR
Romeo Kodra, Matilda Odobashi, Sonja Lau

Imprint

© 2024 Tirana Art Lab
Design: Paul Voggenreiter
Code: Jens Schnitzler

Kontakto

M: info@tiranaartlab.org

tel:

Orari i Hapjes

Nuk kemi një hapësirë për momentin.

Vendndodhja

Jemi në kërkim të një hapësire të re.

Adresa e postës

Nese dëshironi të informoheni rregullisht mbi aktivitetet e TAL ju lutemi dërgoni një email në:
info@tiranaartlab.org

Hapësira

Që nga fillimi i saj në 2010 deri në 2014, aktivitetet e TAL u urganizuan në hapësira të ndryshme arti si dhe në hapësira publike, kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Nga viti 2014 deri në 2018 TAL operoi nga një hapësirë ​​e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhej nga një hapësirë ​​ekspozite, një hapësirë ​​për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë e hapur publike e librave të artit bashkëkohor.
Për momentin nuk kemi një hapsirë dhe i organizojmë aktivitetet në vendndodhje të ndyshme. Ndërkohë TAL është duke kërkuar një hapësirë ​​të re.

Ku ndodhemi

E fundit

SECONDARY ARCHIVE OPEN CALL FOR WOMEN ARTISTS 05.09.–03.10.2024

Rezidenca

Tirana Art Lab organizon një program ndërkombëtar rezidencash, i hapur për artistët, kuratorët dhe teoricienë nga të gjitha fushat e kulturës bashkëkohore. Rezidenca u jep pjesëmarrësve mundësinë për të kaluar një kohë të caktuar në Shqipëri, për të njohur vendin dhe për të bashkëpunuar me artistë dhe ekspertë nga rajoni. Rezidenca synon prodhimin e veprave dhe projekteve të reja të artit që rezultojnë nga hulumtimi në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga propozimi përkatës i projektit.

Për momentin nuk kemi asnjë thirrje të hapur për rezidentë.

Paul Voggenreiter (Germany)

Designer in Residency

oct 2018

Gabriele Rendina Cattani (Italy / France)

Artist in Residency

Doulble Feature #09

mar – apr 2018

Leone Contini (Italy)

Artist in Residency

Foreign Body

apr – jun 2013

Double Feature ёshtё njё format eventesh qё Tirana Art Lab aplikon nё mёnyrё sistematike pёr t’i prezantuar publikut shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar, nё njё hapёsirё tё vetme dhe nё njё dialog tё pёrbashkёt, dy pozicionime artistike.
Me pozicionimin e pёrbashkёt tё dy artistёve, duam tё kontekstualizojmё artistёt dhe punёt e tyre si dhe tё krijojmё njё narrativё historike tё nevojshme pёr zhvillimin e artit bashkёkohor nё Shqipёri dhe Rajon. Struktura e eventit na mundёson fleksibilitet nё kombinimin binar tё pozicionimeve artistike nё çdo ekspozitё, qё pёrkthehet nё krijimin e ndёrlidhjeve dhe referencave reciproke tё dy pozicionimeve.
Kryesisht na intereson konceptualizimi, kurimi dhe organizimi i ekspozitave me cilёsi dhe relevacё artistike, si dhe krijimi i hapёsirёs pёr diskutim, e cila gjenerohet nga punёt e ekspozuara.
Double Feature ёshtё njё seri ekspozitash qё do tё ndёrlidhё sёbashku pozicionime kombёtare dhe ndёrkombёtare, pozicionime tё disiplinave tё ndryshme, pozicionime tё gjeneratave tё ndryshme.

Performative Exhibition is a new format initiated by Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art with the intention to disclose exhibiting and to make public through performativity not only the process of artistic creation and curating, but also find ways to include in the exhibiting process and the means of production behind and beyond the event itself. The concept of “Performative Exhibition” aims to find new ways of exhibiting and curating which break with the temporary / unique features of the contemporary exhibition and propose enduring ways of working together. The first exhibition of this series will be developed under the title “Center of Integration” and aims to reflect visually, poetically and theoretically on the notion of integration. Center of Integration is a joined project of Tirana Art Lab and the art collective Patriotisme that will have its first public appearance at Tirana Art Lab from 24 to 29 of July 2018. Various Albanian and foreign artists, curators and theorists/researchers have been invited to contribute to the program through lectures, talks, performances and installations.

The program is eager to tackle new hybrid formats of contemporary music and visuals arts by means of new audio-visual productions, concerts, talks and screenings.

"Kurim me Përkujdesje" është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituti Italina i Kulturës në Tiranë dhe është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.

Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale.

“Kurim me Përkujdesje" është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.

SECONDARY ARCHIVE OPEN CALL FOR WOMEN ARTISTS 05.09.–03.10.2024

Inauguration Terminal for Tirana Terminal for Tirana Karolina Halatek 18.03.2024

Terminal for Tirana Installation in Public Space Karolina Halatek 01.03.–30.04.2024

VAZHDË Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Theo Napoloni, Anxhela Pipero, Merita Selimi, Kairo Urovi, Agrina Vllasaliu 30.11.–14.12.2023

Curating with Care Program Alternative Educational Program September - December 2023 13.–19.11.2023

Public Presentation Spazio Taverna: A space to built the future Ludovico Pratesi 10.11.2023

Public Presentation Vessel: Instituting as a Social Practice Across Geographies Anna Santomauro 29.09.2023

Tirana Floating Tours Application launch 29.04.–14.05.2023

Curating with Care - Alternative Educational Program Call for Participants 21.04.–19.06.2023

Launching Secondary Archive - Albania / Kosovo / Serbia / Visegrad Countries 27.–28.10.2022

SECONDARY ARCHIVE OPEN CALL for women artists from Albania 01.08.–01.09.2022

Performative Exhibition #3 Collective Contours Ecumene 16.07.–14.08.2022

Matter, Non-Matter, Anti-Matter Artists in Residency & Immaterial Display Huniti Goldox, Olson Lamaj, Valentina Peri 25.06.–28.08.2022

Albanian Pavilion at La Biennale di Venezia from scratch Lumturi Blloshmi 23.04.2022 – 27.11.2023

Presentation and Conversation Beyond Matter Artists in Residency duo HUNITI GOLDOX 15.–16.04.2022

Art Within Political Struggles Solidary Artistic Practice at the Periphery: Tirana, Skopje Demetja, Vaseva, Rädle, Bonizzi 19.–31.12.2021

Tirana Floating Archive Website Launching 19.–20.11.2021

Exhibition Artists in Residency Beyond Matter Donika Çina, Hanna Hildebrand, Alexander Walmsley 04.–20.11.2021

Tirana Time Capsule #2 Virtual Experience Alex Walmsley 01.09.–01.11.2021

Missing Stories Exhibition in Tirana 07.–20.08.2021

ARTIST IN RESIDENCY BEYOND MATTER - Second Round 01.–31.07.2021

Beyond Matter Workshop With Alex Walmsley Call for participants 07.–10.06.2021

BEYOND MATTER RESIDENCIES Call for Artist in Residency - Second Round 30.01.–30.04.2021

ARTISTS IN RESIDENCE BEYOND MATTER - First Round 01.09.2020 – 30.06.2021

BEYOND MATTER RESIDENCIES Call for artists 01.03.–30.04.2020

Missing Stories 20.02.–30.11.2020

BEYOND MATTER CULTURAL HERITAGE ON THE VERGE OF VIRTUAL REALITY 01.11.2019 – 01.11.2023

Performative Exhibition #2 Komuna e Parisit Revisited
 Rena Rädle & Vladan Jeremić 05.–12.10.2019

Double Feature #10 Jora Vaso & Theo Napoloni 29.09.–30.10.2018

Performative Exhibition #01 Center of Integration 24.–29.07.2018

Doulble Feature #09 Gabriele Rendina Cattani & Ilir Lluka 21.04.–02.06.2018

Double Feature #08 Marina Naprushkina & Ergin Zaloshnja 15.11.–30.12.2017

Double Feature #07 Donika Çina & Hanna Hildebrand 30.09.–04.11.2017

Double Feature #06 Sokol Peçi & Slobodan Stošić 29.04.–03.06.2017

Heroes We Love (End of Project) 04.03.–01.04.2017

Double Feature #05 Çeta Georgia Kotretsos, Pleurad Xhafa 03.12.2016 – 28.01.2017

Downside Up Arbër Elezi, Lori Lako, Igli Marion 28.09.–29.10.2016

TAL @ Vienna Contemporary Focus: Ex-Yugoslavia and Albania Lumturi Blloshmi, Aurora Kalemi, Alketa Ramaj 22.–25.09.2016

Double Feature #04 Nikolin Bujari & Nada Prlja 07.05.–04.06.2016

The Art of the Socialist Period between Contempt, Fetishism and Transition International Conference 29.–30.04.2016

Inside Out Fatlum Doçi, Aurora Kalemi, Mirjana Meçaj 05.03.–03.04.2016

Double Feature #03 Elton Baxhaku & Fabrizio Bellomo 29.10.–30.11.2015

Smoke. Biomechanics of Power Nico Angiuli 30.05.–05.07.2015

Double Feature #02 Alma Bakiaj & Viola Bittl 28.03.–02.05.2015

Heroes We Love Collaboration Project 01.01.2015 – 01.06.2017

Music/Arts #5 Continuum Antez 20.12.2014

Double Feature #01 Nemanja Cvijanović & Ibro Hasanović 13.12.2014 – 18.01.2015

Let Us Start In The Middle Effi & Amir 05.–21.09.2014

Metamorphic Narratives Metamorphic Narratives Ilir Lluka 08.08.2014

100 km Art Tirana/Shkodra 23.09.2013

Foreign Body Leone Contini 15.–23.06.2013

Balkans Beyond Borders 2012 20.–22.09.2012

Who is afraid of the big, bad crisis? 12.–20.05.2012

Graphic, Novel Sketching W. G. Sebald in Pristina 11.–17.05.2012

Music/Arts #3 Tirana Trash Attila the Stockbroker 05.05.–05.06.2012

Music/Arts #2 Style as weapon 15.–17.12.2011

Music/Arts #1 Let’s Meet by the River Nertila Seferaj, Martin Fuchs, Tobias Donat 11.–12.10.2011

Pipifax – Through the Looking Glass and what we found there Haus am Gern 03.–12.06.2011

Monument Ginger Society Tirana Klara Schilliger & Valerian Maly 16.04.–31.05.2011

Albania – Germany: A Photographic Journey II 08.10.–28.06.2010

Albania – Germany: A Photographic Journey I 13.08.–05.09.2010

Squat The City 21.–23.05.2010

Performative Exhibition #01 Center of Integration 24.–29.07.2018

-->

Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor, kollektivi i artit Patriotisme dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, kanë kënaqesinë t’ju ftojnë në:

EKSPOZITË PERFORMATIVE # 1
Qendra e Integrimit
Performanca / Leksione / Bashkëbisedime / Instalacione
E Martë 24 Korrik – E Djelë 29 Korrik 2018
Duke filluar nga Ora 19:00

“Ekspozitë Performative” është një format i ri i filluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor me qëllim zbërthimin e ekspozitës si format dhe bërjes publike të proceseve artistike krijuese dhe të kurimit përmes performativitetit. Gjithashtu synon të gjejë mënyra për të përfshirë në procesin e ekspozimit mjetet dhe kushtet e prodhimit artistik që shkojnë përtej vetë ngjarjes ekspozuese. Koncepti i "Ekspozitës Performative" synon gjetjen e mënyrave të reja të ekspozimit dhe kurimit, të cilat thyejnë tiparet e përkohshme / unike të ekspozitës bashkëkohore dhe propozojnë mënyra të qëndrueshme për të punuar së bashku. Ekspozita e parë e kësaj serie do të zhvillohet nën titullin "Qendra e Integrimit" dhe synon të pasqyrojë në mënyrë vizive, poetike dhe teorike, konceptin e integrimit. “Qendra e Integrimit” është një projekt i përbashkët i Tirana Art Lab dhe kolektivit artistik Patriotisme, e do të ketë shfaqjen e parë publike në Tirana Art Lab nga data 24 deri më 29 korrik 2018. Artistë, kuratorë dhe teoricienë / studiues Shqiptarë dhe të huaj janë ftuar të kontribuojnë në program përmes leksioneve, bisedimeve, performancave dhe instalacioneve.

„Me rastin e Qendrës“ së Integrimit, hapësira e Tirana Art Lab do të mobilohet dhe transformohet në një apartament, duke rikrijuar rrethanat e mëparshme të hapësirës.

PROGRAMI

Dita 1 – E Martë 24 Korrik
Ora 19:00
HAPJA
Prezantim i Qendrës së Integrimit
ANGELO CARERI, ADELA DEMETJA, TANCRÈDE RIVIÈRE

Dita 2 – E Mërkurë 25 Korrik
Ora 19:00 - 20:00
ROMEO KODRA
Leksion
Misteri i artit shqiptar midis rreshtave

Integrimi, duke u nisur nga emërtimi i Qendrës së integrimit, etimologjikisht, ka të bëjë me paprekshmërinë (ìntegrum, forma kallëzore e ìnteger, in-tàng-ere). Vepra e parë e artit laik shqiptar, siç e ka quajtur Gëzim Qëndro, Motra Tone e Kolë Idromenos, duket sikur parafrazon këtë etimologji dhe paralajmëron ankthet e artistëve të mëpasshëm shqiptarë, modernë e bashkëkohorë, dhe kontekstit të tyre. Këto ankthe, që luhaten midis papërshtatshmërisë, sensit të inferioritetit, zhgënjimit të pritshmërive, tradhëtisë apo thyerjes së ligjeve të Tjetrit / të Huajit, karakterizojnë apo shenjojnë jo vetëm subjektin-artist, por edhe veprat e artit. Në pak fjalë, kjo ndërhyrje përshkon dhe hulumton, në vijën e anktheve dhe lëkundjeve të tyre, nëpërmjet shembujve të artit, shkrimeve kritike dhe të dhënave historiografike, fuga për një histori dhe kritikë të artit shqiptar.

Romeo Kodra ka një Master në "Teori, Teknikat dhe Menaxhimi në Arte " të Fakultetit të Shkencave Humane, Universiteti i Studimeve të Bergamos, Itali. Në vitin 2016 ai ishte hulumtues i ftuar në "Institutin Kombëtar të Historsë së Artit" - Paris, Francë. Interesi i tij teorik përqendrohet në gjenerimin e kuptimeve, në hapësirat e sfiduara nga artet dhe politikat, në shoqëritë transitore dhe bashkëkohore. Interesi i tij zhvillohet përmes hulumtimeve mbi ngjarjet kuratore, teatrin, shkrimet mbi artet, arkitekturën dhe planifikimin urban. Ai u bashkua me ekipin e Art Lab-Qendër për Art Bashkëkohor në vitin 2014 si menaxher i projekteve.

Ora 20:30 - 21:30
ANGELO CARERI
Leksion

Poetët në grevë

Pikënisja e leksionit është një ngjarje e kohëve të fundit që u zhvillua në kontekstin e botimit të vitit 2017 të Bienales Ndërkombëtare të Poetëve të Val-de-Marne në Francë. Pas anulimit të minutës së fundit të pagesës prej 100 euro që secili poet i ftuar duhet të merrte, shumica e pjesëmarrësve nisën një "grevë poetësh". Kjo ngjarje e pashembullt ngriti disa pyetje rreth rolit të paqartë të poetëve në shoqërinë e sotme. Nga çfarë saktësisht përbëhet vepra e poetit? Si matet vlera e saj dhe çfarë pagese i takon? Cilat janë pasojat teorike të praktikës së grevës në fushën e artit?
Së pari, do të tregoj arritjet e kësaj ngjarjeje të veçantë por gjithashtu do të trajtoj disa nga paradokset e saj. Pastaj do ta përdor atë si një pikënisje për të rishikuar pozicionin tim duke prezantuar një pjesë që kam punuar për shtatë vjet, Théorie ("Theory"). Théorie është një shtëpi ankandi që unë e përdor për të shitur poezitë e mia drejtpërdrejtë tek koleksionistët. Kam për qëllim që njëkohësisht të imitoj procesin e vlerësimit që është standardi aktual në botën e artit, dhe të përpiqen të emancipoj veten nëpërmjet këtij procesi duke e shitur punën time pa ndërmjetës.

Angelo Careri është bashkë-themelues i grupit të artit Patriotisme dhe kryeredaktor i revistës Immersion. Ai është ligjërues i Letërsisë Franceze në Universitetin Sorbonne-Nouvelle (Paris).

Dita 3 – E Enjte 26 Korrik
Ora 19:00 - 20:00
RAINO ISTO
Leksion Performancë
“…por të paktën, së shpejti do të shkoj në Shqipëri” [Imazhe nga një utopi imagjinare]

Në vitin 1991, Euronymous, kitaristi i grupit të famshëm norvegjez `Black Metal’-it, Mayhem, dha një intervistë për revistën e rëndësishme muzikore ‘underground’ Slayer. Në këtë intervistë, Euronymous foli dhe për qëndrimet e tij politike. Ai kiste një interes të theksuar për filozofinë Marksiste-Leniniste-Maoiste, dhe veçantërisht për versionet e saj që u zhvilluan në kontesktin e Evropës Juglindore. Gjatë kësaj interviste, Euronymous përmendi me emër Shqipërinë si dhe Rumaninë disa herë, edhe tha që ishte vetë anëtarësuar në një parti politike, e cila merrte frymëzimin ideologjik nga Shqipëria socialiste. Ai tha: “Nuk e di nëse kam ndonjë qëllim përfundimtar, për mua mbase do të ishte që të luaj koncert ‘live’ në Shqipëri, në Korenë e Veriut, në Laos, Vietnam, Kamboxhi.” Ai u ankua që s’kishte mundur të vizitonte Rumaninë socialiste “siç ajo kishte qenë më parë,” por theksoi që “por të paktën, së shpejti do të shkoj në Shqipëri.” Me sa duket, Euronymous nuk mundi dot ta vizitonte Shqipërinë (pas dy vitesh, ai u vra nga shoku i tij i grupit, Varg Vikernes, një neo-fashist). Por edhe po të kishte vizituar Shqipërinë, në vitin 1991 ai do të kishte gjetur një vend që—pas një periudhe të gjatë Stalinizmi relativisht i egër—kishte rrëzuar statujën e diktatorit të tij: një vend shumë larg asaj utopie komuniste që Euronymous me siguri priste. “…por të paktën, së shpejti do të shkoj në Shqipëri” synon të eksplorojë mënyrat sesi fiksimi i Euronymous-it me qendrimet ekstremiste në politikë, gjente një hapësirë utopike të përshtatshme në rastin e Shqipërisë socialiste. Ky projekt konsideron sesi një imagjinatë ideologjike ekstreme u përdor si bazë frytdhënëse për frymezimin e një lëvizje kulturore që ishte estetikisht tepër e largët nga e para.

Raino Isto po mbron një PhD në Universitetin e Maryland-it, College Park, duke punuar kryesisht në monumentalitetin dhe ndërtimin e kujtesës në shtetet e Ballkanit, gjatë viteve të socializmit. Një pjesë e madhe e kërkimeve të tij janë përqendruar në skulpturën publike në Evropën socialiste dhe në ndriçimin e domethënies globale të realizmit socialist gjatë periudhës së Pasluftës. Ai blogon dhe arkivon në afterart.org.

Ora 20:30 - 21:00
GABRIELE RENDINA CATTANI
Leksion Performativ
MBRËMBJE STENTOR

TEKSA TITUJT ZHVENDOSEN NGA E DJATHTË NË TË MAJTË,
VESHTRIMI BOSH DREJTUAR MONITORIT, MËRZITSHËM.
[...] UNE TË KUPTOJ MË MIRË SE ÇDOKUSH TJETËR, MA LËR MUA GJITHÇKA NË DORË, NË RREGULL?
[…] NDËRKOHË QË TINGULLI I TRUMPETËS RRITEJ E RRITEJ, FOLI, DHE IU PERGJIGJ ATIJ RRUFESHËM. AI FOLI SI PESËDHJET BURRA BASHKË

Gabriele Rendina Cattani është një artist italin që përgjithësisht punon me kolona zanore: kompozime kompjuterike gjithëpërfshirëse të fokusuar mbi kufijtë dhe kufizimet e një mjedisi digjital dhe mënyrën e ndikimit të tyre mbi kujtesën dhe kuptimin e asaj çka na rrethon. Cattani, ka studiuar, nga 2011 deri në 2016, Kompozim Muzikor në Konservatorin e Santa Cecilia-s në Romë dhe në Institutin për Kërkime Muzikore Civica Scuola di Musica Claudio Abbado në Milano, Itali. Ai ka një Master të dyfishtë në Art Pamor dhe Teori Muzike të Ecole National des Arts Decoratifs dhe E.H.E.S.S. Paris, Francë.

Dita 4 – E Premte 27 Korrik
Ora 19:00 - 20:00
FREDERIK STAMATI
Leksion

Flamujt e disa prej ngjarjeve më kulmore të historisë së Shqipërisë

Muzeu Kombëtar u organizua në bazë të një vendimi të Kongresit të Lushnjes dhe u hap për publikun në vitin 1922. Ai e ndërpreu veprimtarinë e tij gjatë viteve të Luftës së dytë botërore. Muzeu u pasurua me anë të blerjeve të objekteve, por edhe nga dhuratat e shumta nga dashamirës të muzeut.
Ndër objektet e dhuruar janë edhe flamujt e disa prej ngjarjeve më kulmore të historisë së Shqipërisë. Nga dokumentet e deritanishme rezulton se muzeu nuk kishte inventar dhe kjo përbën një vështirësi kolosale në identifikimin e objekteve. Në vitin 1947 objektet e Muzeut i kaluan Institutit të Shkencave. Pak më vonë u dorëzuan në fondin etnografik edhe flamujt, tashmë të mbetur anonim. Gjatë viteve 1999-2011 Frederik Stamati njihet me këta flamuj. Krahas punës për të ndërprerë degradimin e tyre, ai fillon edhe punën për identifikimin e tyre. Kjo punë u shtri në afërsisht njëzet vjet. Për identifikimin e tyre u shfrytëzuan dokumentet që ruhen në Arkivën e Shtetit, botimet e ndryshme mbi historinë e Shqipërisë, konsulta me persona të ndryshëm që lidhen me ngjarjet, koleksionistë, etj. Aktualisht lind problemi i konservimit të tyre.

Frederik Stamati është diplomuar në degën e Kimisë industriale në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës. Mbasi punoi për pesë vjet në industri filloi punë si punonjës shkencor në Institutin e Histori –Gjuhësisë pranë Universitetit të Tiranës, ku organizoi për herë të parë në Shqipëri arkeometrinë dhe Laboratorin e konservimit, të cilin edhe e drejtoi. Eshtë autor i tre monografive dhe i dhjetra artikujve të botuar në revistat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, pjesmarrës në projkte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka restauruar dhe konservuar mbi 20.000 objekte të kulturës materiale. Një nga punimet e tij ka qenë edhe identitikimi i flamujve të Muzeut Kombëtar.

Ora 20:30 - 21:30
TANCRÈDE RIVIÈRE
Film - Konferencë

Gërmo?

Dita 5 – E Shtunë 28 Korrik
Ora 19:00 - 20:00
ADELA DEMETJA / ENI DERHEMI / AURORA KALEMI
Performancë
Bashkëbisedim integrues

Adela:
Ç’bëni në këto troje?
Shfaqeni me flamuj të miratuar nga rregulli i dhunshëm i papërgjegjësisë së lejuar?
Identifikimi juaj i tepruar, gjoja i rremë
ështe një dëshire e fshehur, por e vërtetë
për të cilën jeni ndërgjegjshmërisht në dijeni
dhe vetëm për këtë fakt, mendoni se jeni ndyshe nga paraardhësit tuaj?

Aurora: 
Eleminohen fizikisht pamundësitë e pasqyrimit të bashkimeve të proçesit të punës,
pra kryerjes së aktit
Prezantimi si përballje pa hierarki apo stonatura qëndrimesh revoltuese për interesa të shpejta
Nocion mbi hapësirën
Alegori?

Eni: 
Unë qëndroj nën ujvarën e nevojës suaj racionale
Për inteligjencë emocionale
Duart e mia mbajnë ngrohtësi në njërën anë
Dhe ftohtësi në tjetrën
Unë nuk besoj në drejtpeshimin e tyre
Por vetëm në observim.

Adela Demetja është kuratore dhe autore. Prej vitit 2010 është themeluese dhe drejtuese e Tirana Art Lab - Qendër për Artin Bashkëkohor. Si kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar ekspozita të ndryshme ndërkombëtare dhe ngjarje kulturore në vende të ndryshme të Europës.

Eni Derhemi është diplomuar në Fakultetin e Dizajn dhe Arte nga Universiteti i Lirë në Bolzano, Itali dhe tani vazhdon studimet për Master në Arte Vizuale (Teori dhe Kritikë) në Universitetin e Bolonjës, Itali.
Praktika e saj artistike përqëndrohet kryesisht në poezi dhe shkrirjen e saj me metoda të ndryshme të paraqitjes vizuale.

Aurora Kalemi është një artiste vizive dhe praktika e saj zhvillohet mes mediumit të pikturës dhe video artit. Ajo ka kryer studimet Bachelor dhe është diplomuar në Master në Akademinë e Arteve të Tiranës, Shqipëri.

Ora 20:30 - 21:30
LUMTURI BLLOSHMI
Performancë

Menu Kama Sutra

"Kama Sutra është art!

Është një muzikë akrobatike e stolisur me ornamente mistike indiane përtej imagjinatës sonë.
Nuk ka rëndësi shkon apo nuk shkon, sepse Kama Sutra gjendet në çdo aspekt spontan të jetës.
Do të thoni pse bretkosa?!
Ftoj miqtë e artit në tryezë me Menu Kama Sutra për një bisedë rreth saj.“
Lumturi Blloshmi

Lumturi Blloshmi e lindur në vitin 1944, u diplomua në vitin 1968 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas viteve '90 ajo ishte një nga artistët e para të gjeneratës së saj që arriti të ripozicionoj veten dhe punën e saj ne kontekstin e artit bashkëkohor dhe një nga artistët e para qe perfshiu instalacionin dhe performancën në punën e saj. Veprat e saj në pikturë, fotografi, instalacion dhe performancë karakterizohen nga një mënyrë ironike dhe satirike të të reflektuarit dhe kritikuarit të realitetin në të cilin ajo jeton.
Veprat e saj janë shfaqur ndër të tjera në ekspozita grupore dhe solo në institucione si; Muzeu i Arteve të Chelsea në Nju Jork, Galeria e Arteve Komunale e Bydgoszczit në Poloni, Bienalja e Aleksandrisë për vendet e Mesdheut, Egjipti, Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës, ViennaConntemporary, panait i artit, Austri.

Dita 6 – E Shtunë 29 Korrik
Ora 19:00 - Vërejtje Mbyllëse
Ora 20:30 - APERITV

Ndërhyrje artistike
SOKOL PEÇI
Video
No More Class War, 2013, 02:35 min

Në një ditë të ftohtë dimri, shiu mund të jetë një barrë për kryerjen e punës së përditshme. Si shikimi i dikujt që vëzhgon veten nga jashtë, kamera dokumenton ditën e punës së rojes së një kazinoje. Puna e tij është që të qëndroj në këmbë dhe të lëviz gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të kontrollojë situatën. Çdo herë që makina e klientëve afrohet, punëtori shpejton të dali në rruge duke I ndihmuar ata që të parkojnë makinat në vendin e rezervuar. Me një inkuadrim teper të detajuar video tregon vetëm këmbët e puntorit, si pjesa trupore me e dukshëm ku shfaqet stresi. Dy këmbë të lagura nga shiu qëndrojnë si dëshmi për një gjysëm njeriu; pjesa e sipërme e trupit të tij është e panevojshme.

Sokol Peçi lindur në Tiranë në vitin 1984, ka mbaruar studimet e larta në Akademine e Arteve të Bukura në Venezia dhe ka përfunduar masterin në Akademinë e Arteve të bukura në Bolonja. Disa prej ekspozitave dhe eventeve në te cilat ai ka mar pjesë përfshijnë: „What is waiting out there, 6th Berlin Biennale, Gjermani; „The Symbolic Efficiency of the Frame, Tirana Biennal, Satellite Project; Shqipëri; “Testimony and Desire”, Onufri 9, Galeria Kombëtare e Arteve, Shqipëri; „87th Collective Exhibition“, Fondazione Bevilacqua la Masa, Itali; „Double Feature # 6“, Tirana Art Lab - Qendër për Artin Bashkëkohor.

ERGIN ZALOSHNJA
Ndërhyrje në qytet / Publikimi
Sputnik Nr:14 - Qendra e Integrimit

"Fanzinë" politiko, sub- kulturore. Pa censurë, kritikë. Një tjetër pikvështrim në dallim nga propaganda e main-stream-medias. Ergin Zaloshnja do të vëzhgojë zhvillimet e Ekspozitës Performative # 1 - Qendra e Integrimit dhe do të krijojë numrin e ardhshëm të fanzinës Sputnik me temën Qendra e Integrimit.

Zaloshnja ka lindur në vitin 1979 në Tiranë dhe jeton e punon në Tiranë, Shqipëri. Ai është artist i angazhuar dhe aktivist që punon në mediat e fotografisë, instalacionit dhe videos. Ai është themeluesi i fanzinës politike dhe sub kulturore "Sputnik".

Ky projekt është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe granti i udhëtimit STEP i menaxhuar nga ECF me mbështetjen e Compagnia di San Paolo.

www.centerofintegration.org