Mbi TAL

Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë ​​për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion. TAL vepron nga një hapësirë ​​e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhet nga një hapësirë ​​ekspozuese, një hapësirë ​​për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë publike të librave të artit bashkëkohor.

Nga 2014 TAL ka retransformuar praktikën e saj konceptuale, operacionale dhe menaxheriale duke u bazuar në konceptin e rhizomës. Ky koncept është i rrënjosur thellësisht, si në kontekstin kulturor shqiptar, ashtu edhe në metodologjitë e reja eksperimentale në aspektin e kërkimit, prodhimit dhe menaxhimit. Në këtë mënyrë TAL përpiqet t'i rezistojë politizimit, polarizimit dhe praktikave neo-koloniale që përhapen në skenën kulturore bashkëkohore lokale dhe globale. Koncepti i metodave të punës përbëhet nga tri aspekte praktike: brenda-jashtë (marrëdhënie të barabarta / partneritet me institucionet e tjera të huaja / shqiptare), nga poshtë-lart (marrëdhëniet e barabarta / institucionet e sistemit të kulturës publike / private) dhe polifonia (marrëdhëniet artistë-publik / në prodhimin e të mirave kulturore). Si rrjedhojë praktika e TAL (hulumtimi, prodhimi i artit / kulturës dhe menaxhimit) mban një lidhje të ngushtë me çështjet horizontale dhe delikate, si transparenca ndaj bashkëpunimeve publike / private, përfshirja e përfituesve në procesin e produketeve kulturore, jofitimprurëse / interesi publik, përshtatshmëria socio-kulturore, efektet mbi grupet e cënueshme (të rinjtë, të moshuarit, minoritetet, punëtorët e rrezikuar), dhe ndikimi në marrëdhëniet gjinore.

Gjatë gjithë këtyre viteve, TAL është rritur në një qendër të artit bashkëkohor të angazhuar me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me institucionet e tjera të artit, muzetë dhe strukturat akademike në Shqipëri, Rajonin e Evropës Juglindore dhe peizazhin ndërkombëtar. Përmes një prej anëtarëve TAL është institucioni i parë shqiptar që ka bashkëpunon me Institutin Kombëtar të Historisë së Artit në Paris, Francë. Falë ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj, TAL ishte organizata e parë e artit dhe kulturës në Shqipëri që është financuar nga Programi Creative Europe, në kuadër të një projekti ndërkombëtar partneriteti (Heroes We Love). Gjithashtu si partner kryesor TAL u mbështet në vitin 2016 nga Allianz Kulturestiftung. Këto mbështetje pasojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha këto vite me institucione dhe financues të tjerë të huaj, siç është Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Muzeu i Historisë Jugosllave Beograd, UGM | Maribor Art Gallery, Instituti për Ausladsbeziehungen, Aleanca Francaise, Instituti Italian i Kulturës, Fondacioni Robert Bosch, Pro Helvetia, Fondacioni Kulturor Evropian dhe një numër i madh i ambasadave në Shqipëri. TAL mbështetet edhe nga Ministria Shqiptare e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar dhe nga institucione të tjera publike dhe private.

DREJTORE EKZEKUTIVE / KURATORE
Adela Demetja

Adela Demetja, ka një dipllomë master në "Studimet Curatoriale dhe Kritike" të Universitetit Goethe dhe Städelschule, Frankfurt / Main, një diplomë në "Programin e Zhvillimit të Lidershipit" të Kolegjit të Evropës dhe Fondeve Evropiane për Ballkanin, Berlin-Bruksel-Bruges dhe një diplomë në "Menaxhimin e Kulturës Evropiane" të Fondacionit Robert Bosch. Nga vitin 2002 deri ne vitin 2006 ajo kreu studimet e larta në degen e pikturës në Akademin e Arteve Tiranë. Prej vitit 2010 është bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv e TAL. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër të madh të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në vende të ndryshme evropiane. Në vitin 2015 ajo bashkë-kuroi edicionin e tretë të bienaleve bashkëkohore ndërkombëtare të projektit D-0 Ark Underground në strehimin anti-atomik të ndërtuar nga Titos në Konjic, Bosnje dhe Herzegovinë. Në vitin 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar, Vjenë Austri. Si autor ajo ka shkruar recensione të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj në botime dhe platforma të ndryshme në internet.

BASHKËPUNËTORE / KURATORE
Eni Derhemi

Eni Derhemi e lindur në vitin 1992 në Tiranë, është një artiste dhe kuratore shqiptare. Ajo ka një diplomë Bachelor në Dizajn dhe Arte nga Universiteti i Lirë i Bozen-Bolzano dhe një Diplomë Master në Arte Pamore nga Universiteti i Bolonjës. Që nga viti 2010 ajo jeton dhe punon në sferën krijuese mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ajo është bashkëpunëtore në projekte të ndryshme të Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor që nga viti 2016. Në vitin 2020 bashkëthemeloi Ecumene Project, ku ka rolin e drejtoreshës së projektit, kuratores dhe studiueses.

EKIPI
Darsel Demetja / Eni Derhemi / Beriad Qojle / Aurora Kalemi / Vjola Kasëmi

BORDI
Edlira Mali, Fisnik Ismaili, Dr. Frederik Stamati, Nikolin Bujar, Redi Saliasi

ISH-KURATOR / BASHKËPUNTOR
Romeo Kodra, Matilda Odobashi, Sonja Lau

Imprint

© 2024 Tirana Art Lab
Design: Paul Voggenreiter
Code: Jens Schnitzler

Kontakto

Adela Demetja (Director)
M: adela.demetja@tiranaartlab.org
T (AL): +355 (0)692314995
T (DE): +49 (0)176 67606668

tel:

Orari i Hapjes

During Exhibitions: Wed-Sat 4-8 pm

Vendndodhja

Jemi në kërkim të një hapësire të re.

Adresa e postës

Adela Demetja
Rr. Muhamet Gjollesha
P.64, Sh.6, Ap.54
Tirana Albania

Nese dëshironi të informoheni rregullisht mbi aktivitetet e TAL ju lutemi dërgoni një email në:
info@tiranaartlab.org

Hapësira

Që nga fillimi i saj në 2010 deri në 2014, aktivitetet e TAL u urganizuan në hapësira të ndryshme arti si dhe në hapësira publike, kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Nga viti 2014 deri në 2018 TAL operoi nga një hapësirë ​​e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhej nga një hapësirë ​​ekspozite, një hapësirë ​​për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë e hapur publike e librave të artit bashkëkohor.
Ndërkohë TAL është duke kërkuar një hapësirë ​​të re për zhvendosjen e aktivitetit të qendrës duke filluar nga viti 2020.

Ku ndodhemi

E fundit

Inauguration Terminal for Tirana Terminal for Tirana Karolina Halatek 18.03.2024

Rezidenca

Tirana Art Lab organizon një program ndërkombëtar rezidencash, i hapur për artistët, kuratorët dhe teoricienë nga të gjitha fushat e kulturës bashkëkohore. Rezidenca u jep pjesëmarrësve mundësinë për të kaluar një kohë të caktuar në Shqipëri, për të njohur vendin dhe për të bashkëpunuar me artistë dhe ekspertë nga rajoni. Rezidenca synon prodhimin e veprave dhe projekteve të reja të artit që rezultojnë nga hulumtimi në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga propozimi përkatës i projektit.

Paul Voggenreiter (Germany)

Designer in Residency

oct 2018

Gabriele Rendina Cattani (Italy / France)

Artist in Residency

Doulble Feature #09

mar – apr 2018

Leone Contini (Italy)

Artist in Residency

Foreign Body

apr – jun 2013

Double Feature ёshtё njё format eventesh qё Tirana Art Lab aplikon nё mёnyrё sistematike pёr t’i prezantuar publikut shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar, nё njё hapёsirё tё vetme dhe nё njё dialog tё pёrbashkёt, dy pozicionime artistike.
Me pozicionimin e pёrbashkёt tё dy artistёve, duam tё kontekstualizojmё artistёt dhe punёt e tyre si dhe tё krijojmё njё narrativё historike tё nevojshme pёr zhvillimin e artit bashkёkohor nё Shqipёri dhe Rajon. Struktura e eventit na mundёson fleksibilitet nё kombinimin binar tё pozicionimeve artistike nё çdo ekspozitё, qё pёrkthehet nё krijimin e ndёrlidhjeve dhe referencave reciproke tё dy pozicionimeve.
Kryesisht na intereson konceptualizimi, kurimi dhe organizimi i ekspozitave me cilёsi dhe relevacё artistike, si dhe krijimi i hapёsirёs pёr diskutim, e cila gjenerohet nga punёt e ekspozuara.
Double Feature ёshtё njё seri ekspozitash qё do tё ndёrlidhё sёbashku pozicionime kombёtare dhe ndёrkombёtare, pozicionime tё disiplinave tё ndryshme, pozicionime tё gjeneratave tё ndryshme.

Performative Exhibition is a new format initiated by Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art with the intention to disclose exhibiting and to make public through performativity not only the process of artistic creation and curating, but also find ways to include in the exhibiting process and the means of production behind and beyond the event itself. The concept of “Performative Exhibition” aims to find new ways of exhibiting and curating which break with the temporary / unique features of the contemporary exhibition and propose enduring ways of working together. The first exhibition of this series will be developed under the title “Center of Integration” and aims to reflect visually, poetically and theoretically on the notion of integration. Center of Integration is a joined project of Tirana Art Lab and the art collective Patriotisme that will have its first public appearance at Tirana Art Lab from 24 to 29 of July 2018. Various Albanian and foreign artists, curators and theorists/researchers have been invited to contribute to the program through lectures, talks, performances and installations.

The program is eager to tackle new hybrid formats of contemporary music and visuals arts by means of new audio-visual productions, concerts, talks and screenings.

"Kurim me Përkujdesje" është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituti Italina i Kulturës në Tiranë dhe është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.

Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale.

“Kurim me Përkujdesje" është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.

Inauguration Terminal for Tirana Terminal for Tirana Karolina Halatek 18.03.2024

Terminal for Tirana Installation in Public Space Karolina Halatek 01.03.–30.04.2024

VAZHDË Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Theo Napoloni, Anxhela Pipero, Merita Selimi, Kairo Urovi, Agrina Vllasaliu 30.11.–14.12.2023

Curating with Care Program Alternative Educational Program September - December 2023 13.–19.11.2023

Public Presentation Spazio Taverna: A space to built the future Ludovico Pratesi 10.11.2023

Public Presentation Vessel: Instituting as a Social Practice Across Geographies Anna Santomauro 29.09.2023

Tirana Floating Tours Application launch 29.04.–14.05.2023

Curating with Care - Alternative Educational Program Call for Participants 21.04.–19.06.2023

Launching Secondary Archive - Albania / Kosovo / Serbia / Visegrad Countries 27.–28.10.2022

SECONDARY ARCHIVE OPEN CALL for women artists from Albania 01.08.–01.09.2022

Performative Exhibition #3 Collective Contours Ecumene 16.07.–14.08.2022

Matter, Non-Matter, Anti-Matter Artists in Residency & Immaterial Display Huniti Goldox, Olson Lamaj, Valentina Peri 25.06.–28.08.2022

Albanian Pavilion at La Biennale di Venezia from scratch Lumturi Blloshmi 23.04.2022 – 27.11.2023

Presentation and Conversation Beyond Matter Artists in Residency duo HUNITI GOLDOX 15.–16.04.2022

Art Within Political Struggles Solidary Artistic Practice at the Periphery: Tirana, Skopje Demetja, Vaseva, Rädle, Bonizzi 19.–31.12.2021

Tirana Floating Archive Website Launching 19.–20.11.2021

Exhibition Artists in Residency Beyond Matter Donika Çina, Hanna Hildebrand, Alexander Walmsley 04.–20.11.2021

Tirana Time Capsule #2 Virtual Experience Alex Walmsley 01.09.–01.11.2021

Missing Stories Exhibition in Tirana 07.–20.08.2021

ARTIST IN RESIDENCY BEYOND MATTER - Second Round 01.–31.07.2021

Beyond Matter Workshop With Alex Walmsley Call for participants 07.–10.06.2021

BEYOND MATTER RESIDENCIES Call for Artist in Residency - Second Round 30.01.–30.04.2021

ARTISTS IN RESIDENCE BEYOND MATTER - First Round 01.09.2020 – 30.06.2021

BEYOND MATTER RESIDENCIES Call for artists 01.03.–30.04.2020

Missing Stories 20.02.–30.11.2020

BEYOND MATTER CULTURAL HERITAGE ON THE VERGE OF VIRTUAL REALITY 01.11.2019 – 01.11.2023

Performative Exhibition #2 Komuna e Parisit Revisited
 Rena Rädle & Vladan Jeremić 05.–12.10.2019

Double Feature #10 Jora Vaso & Theo Napoloni 29.09.–30.10.2018

Performative Exhibition #01 Center of Integration 24.–29.07.2018

Doulble Feature #09 Gabriele Rendina Cattani & Ilir Lluka 21.04.–02.06.2018

Double Feature #08 Marina Naprushkina & Ergin Zaloshnja 15.11.–30.12.2017

Double Feature #07 Donika Çina & Hanna Hildebrand 30.09.–04.11.2017

Double Feature #06 Sokol Peçi & Slobodan Stošić 29.04.–03.06.2017

Heroes We Love (End of Project) 04.03.–01.04.2017

Double Feature #05 Çeta Georgia Kotretsos, Pleurad Xhafa 03.12.2016 – 28.01.2017

Downside Up Arbër Elezi, Lori Lako, Igli Marion 28.09.–29.10.2016

TAL @ Vienna Contemporary Focus: Ex-Yugoslavia and Albania Lumturi Blloshmi, Aurora Kalemi, Alketa Ramaj 22.–25.09.2016

Double Feature #04 Nikolin Bujari & Nada Prlja 07.05.–04.06.2016

The Art of the Socialist Period between Contempt, Fetishism and Transition International Conference 29.–30.04.2016

Inside Out Fatlum Doçi, Aurora Kalemi, Mirjana Meçaj 05.03.–03.04.2016

Double Feature #03 Elton Baxhaku & Fabrizio Bellomo 29.10.–30.11.2015

Smoke. Biomechanics of Power Nico Angiuli 30.05.–05.07.2015

Double Feature #02 Alma Bakiaj & Viola Bittl 28.03.–02.05.2015

Heroes We Love Collaboration Project 01.01.2015 – 01.06.2017

Music/Arts #5 Continuum Antez 20.12.2014

Double Feature #01 Nemanja Cvijanović & Ibro Hasanović 13.12.2014 – 18.01.2015

Let Us Start In The Middle Effi & Amir 05.–21.09.2014

Metamorphic Narratives Metamorphic Narratives Ilir Lluka 08.08.2014

100 km Art Tirana/Shkodra 23.09.2013

Foreign Body Leone Contini 15.–23.06.2013

Balkans Beyond Borders 2012 20.–22.09.2012

Who is afraid of the big, bad crisis? 12.–20.05.2012

Graphic, Novel Sketching W. G. Sebald in Pristina 11.–17.05.2012

Music/Arts #3 Tirana Trash Attila the Stockbroker 05.05.–05.06.2012

Music/Arts #2 Style as weapon 15.–17.12.2011

Music/Arts #1 Let’s Meet by the River Nertila Seferaj, Martin Fuchs, Tobias Donat 11.–12.10.2011

Pipifax – Through the Looking Glass and what we found there Haus am Gern 03.–12.06.2011

Monument Ginger Society Tirana Klara Schilliger & Valerian Maly 16.04.–31.05.2011

Albania – Germany: A Photographic Journey II 08.10.–28.06.2010

Albania – Germany: A Photographic Journey I 13.08.–05.09.2010

Squat The City 21.–23.05.2010

Foreign Body Leone Contini 15.–23.06.2013

-->

Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor dhe microgallery prezantojnë:
E shtunë, 15 Qershor 2013, ora 19
Tirana Art Lab – Qëndra për Artin Bashkëkohor
Leone Contini
Prezantim/Performancë
Trup i Huaj

E shtunë, 15 Qershor 2013, ora 19
microgallery
Leone Contini
Mikroekspozitë
Trup i Huaj – Antena

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e Prezantimit/Performancës dhe mikroekspozitës: Trup i Huaj – Antena i Leone Continit, artisti i parë në residencë për vitin 2013 i Tirana Art Lab. Mes Prillit dhe Qershorit 2013, ai ka zhvilluar një kërkim artistik në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Idea lindi në momentin kur artisti gjeti një hartë të vjetër e cila i përkiste periudhës kur Shqipëria ishte nën pushtimin Italian. Harta i përkiste gjyshit të tij i cili ishte caktuar në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në harte ishin shenjuar nëpërmjet vijave dhe pikave, qytete dhe vende që vinin në dukje një pushtim apo një tentative kontrolli. Sot, çdo pikë në atë hartë është një zbrazëti, jehonë e një harrese personale dhe kolektive: harta është një trup i huaj për të shkuarën familjare të artistit, gjithashtu edhe për Italinë e sotme e cila e ka çrrënjosur të shkuarën e saj kolonialiste nga memoria kolektive.

Trup i Huaj – Antena, Prezantim/Performimi dhe mikroekspizita mund të konsiderohen si një orvatje për të rigjurmuar ato shtigje lufte, nën një perspektivë tjetër: Contini e shndërron hartën nga një vegël kontrolli dhe pushteti, në një platformë për të ndrequr marrëdhëniet; qëllimi i tij nuk ishte të deshifronte linjat dhe pikat, kjo do të ishte detyra e një historiani. Ai u mundua ti riplotësonte ato mes bashkëveprimit me njerëzit e këtyre vendeve. Përtej korrektesës dhe përpikmërisë së udhëtimeve, duke i qëndruar sa më besnik hartës origjinale, ai krijoji nje arkiv shumë subjektiv, i përbërë prej materialeve audio-vizuale dhe tekste të cilat i përcolli në formën e një blogu të titulluar Harta e Thesarit – La mappa del Tesoro. Përmbajtja e këtij blogu shpesh lidhet me eksperienca të shqiptarëve në Itali, por gjithashtu edhe me strategjitë e mbijetesës në kohët e sotme në Shqipëri dhe të krizës apo të ashtuquajturës: fazë tranzicioni. Një ndërthurje intervistash, esesh të shkurtra, reflektimesh personale dhe imazhesh, të gjitha së bashku krijojnë një arkiv të shkruar e viziv, që bën të dukshëm procesin e kërkimit artistik e në të njëjtën kohë, dokumenton pjesë nga realiteti i jetës së përditshme të vendit.
Ky proces kulmon me Prezantimin/Perfomancën, një mënyrë me anë të të cilës artisti ka përzgjedhur ta paraqesë praktikën e tij në përfundim të rezidencës dhe gjithashtu të kërkimit të tij. Mund të themi se përfundimet më të frytshme të praktikës së Continit janë kerkimet në vetvete, dokumentimi nëpërmjet blogut, duke e zhvendosur fokusin nga krijimi i objekteve konkrete, në krijimin e marrëdhënieve sociale. Prezantimi/Performanca, një praktikë artistike ndër më të preferuarat këto vitet e fundit, ofron një medium të përshtatshëm për vet-reflektim të artistit, diskutim, performanc dhe ndërveprim me publikun. Jenny Dirksen, duke e krahasuar këtë praktikë me procesin eseist të të shkruarit, argumenton se Prezantimi/Performanca është një metodë kritike dhe reflektive e të prezantuarit, në të cilën kriteret pragmatiste dhe ato estetike pozicionohen si të barabarta, jo thjesht me qëllimin e një përfundimi final, por përkundrazi, për ta zgjeruar sa më shumë mundësinë në çdo perspektivë të mundshme. Në këtë mënyrë, Trup i Huaj, Prezantimi/Performanca e Continit është perceptuar si një mjet, i aftë të përfshije kompleksitetin e këtij kërkimi shumë shtresor, nën hijen e projektit Harta e Thesarit, I zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në rezidencë.

Një tjetër tematikë mjaft e rëndësishme e kërkimit në terrenin Shqiptar lidhet me ndërtimin e antenave gjate periudhës së komunizmit, kryesisht për të arritur valët e stacioneve Italiane. Gjatë rezidencës së tij, Contini i ka kërkuar njerëzve të ndryshëm të vizatonin antenat të cilat ndërtoheshin nga ato vetë, dhe me to ka krijuar një varg të gjatë tipologjishë të cilat i pëgjigjeshin nevojave të caktuara: në bazë të materialeve të disponueshme dhe gjithashtu të cilësive gjeografike të secilit rajon, vala elektromagnetike ndikohej nga morfologjia, koha, etj. Nëpërmjet antenave, shqiptarët mësuan një gjuhë të huaj dhe u familjarizuan me Pop kulturën Italiane. Në të njëjtën kohë, imazhi i përcjellë nga kjo paisje nuk ishte asgjë tjetër veçse një idealizim i shoqërisë së konsumit. Duke parë teleivzionin Italian, edhe emigrimi pasardhës pati një dëshire të zjarrtë drejt asaj çfarë ishte një premtim i rremë. Kur refugjatët e parë mbërritën me anije në Bari në ’91, Shqiptarët ishin për Italianët një liber i pashkruar, gati për t’u shkruar mbi të. Para ’91 emigrimi në Itali nuk ishte temë qëndrore, as nuk rezultonte në axhendat politike. Por, imazhi ikonik i turmave të refugjatëve nëpër anije përkoi me boshllëkun e nje fuqie politike. Kështu, u shndërrua në një arketip të frikës kolektive: frikës ndaj pushtimit të trupave të huaja. Duke u nisur edhe nga interesi personal i antenave të ndërtuara vetë, Contini zhvilloi punën Trup i Huaj – Antena, një ndërhyrje e cila do të ekspozohet brenda microgallerys, një projekt hibrid Italo-Shqiptar me bazë në Tiranë. Projekti Trup i Huaj – Antena, Mikroekspozita, i përgjigjet dhe në të njëjtën kohë e sfidon statusin e microgalellerys duke e lidhur këte hapsirë të vogel dhe intime, me hapsirën e gjerë dhe reale. Por Trup i Huaj – Antena, gjithashtu do ta zbrazë pajisjen antenë nga kuptimi i mëparshëm duke e kthyer këtë vegël, nga një sinjal-marrëse pasive prej ndonjë vendi të padukshm, në një medium të ndjeshëm dhe të afte të krijojë mardhënje.

Kuruar nga Adela Demetja

Projekti u bë i mundur falë bursës NCTM E L’ARTE artist në rezidencë